Site icon Telegrafi

“Fëmijët duhet të dinë se ka rregulla dhe disiplinë”, psikologia Deliu tregon se cilin lloj të prindërimit e zbaton

Psikologia Mirjeta Deliu në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur lidhur me llojet e prindërimit, ndërsa u shpreh se fëmijët duhet të dinë se ka rregulla dhe disiplinë.

Deliu tha se orari i gjumit, ushqimit e vendosja e rregullave bazike janë esenciale për fëmijë.

“Në fakt unë mendoj se nëse nuk do të ishte profesioni që e kam do të kisha prindëruar në një mënyrë tjetër. Ndoshta do të isha një prind më tolerues sesa që jam sot, ndoshta  do ju lejoja fëmijëve disa gjëra të cilat sot i kanë disa rregulla të vendosura  Dhe unë jam në një mes që mendoj se secili prind mundet të gjejë këtë mes.

Jam lloj i prindërimit që mundohem së pari fëmijët të dinë se ka rregulla dhe disiplinë brenda familjes sepse janë dy gjëra kyçe”, tha ajo.


Sipas saj, nëse nuk vendosen disa rregulla bazike, si orari i gjumit që është shumë i rëndësishëm sepse një fëmijë që flenë mjaftueshëm që ka orar dhe rutinë do të jetë një fëmijë i qetë dhe që ka më pak shpërthime emocionale do të ketë vëmendje dhe përqendrim më shumë.

Podcastin e plotë ku Deliu flet për shëndetin mendor të fëmijëve, ankthin, depresionin dhe simptomat që japin fëmijët, pastaj fazat e zhvillimit, tantrumat, adaptimin e fëmijëve në kopshte, fazën e adoleshencës e llojet e prindërimit mund ta shikoni më poshtë.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga Muqa Solar. /Telegrafi/

Exit mobile version