Telegrafi

Fëmijën e tij e përdorte për lëmosh në rrugë, arrestohet një person në Pejë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi së bashku me fëmijën e tij janë hasur në rrugë për të kërkuar lëmoshë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:00 në rrugën “Agim Binak Qelaj”, në Pejë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur në rrugë së bashku me fëmijën e tij duke kërkuar lëmoshë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/