Një femër është arrestuar pasi është hasur së bashku me fëmijën e saj të cilën e shfrytëzonte për të kërkuar lëmoshë nëpër qytet.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:30, në Deçan.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“ Është arrestuar e dyshuara kosovare, pasi që e njëjta është hasur së bashku me fëmijën e saj të cilën e shfrytëzonte për të kërkuar lëmoshë nëpër qytet .Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/