Adoleshenti i lazdruar nga Zvicra, ia ka vënë flakën një Ferrari 458 Italia, në mënyrë që me paratë e kompensimit nga kompania e sigurimeve të blejë tipin e ri.
Pasi i ka vënë flakën, 20-vjeçari e ka telefonuar Policinë për të raportuar rastin.
Hetuesit nuk kanë gjetur ndonjë shenj vandalizmi dhe të gjitha dyshimet për ndezjen kanë dërguar tek djaloshi që mbetet i paemëruar, transmeton Telegrafi.
Siç raporton “20 Minuten”, ai ka pranuar se e ka djegur vet veturën, “në mënyrë që të përfitojë para nga kompania e sigurimit për të blerë veturën e re”.
Djaloshi ka edhe 14 vetura luksoze, që kushtojnë mbi 20 milionë euro. Pa bërë asgjë, prindërit i japin rrogë mujore nga shtatëmijë euro. /Telegrafi/