Lejojeni të vishet vetë
Ekspertët këshillojnë se është shumë e rëndësishme që fëmija të vishet vetë. Shikoni përse.
Pavarësia dhe shkathtësia janë tipare që zhvillohen që në moshë të re, kështu që do të ishte mirë që ta lini fëmijën të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e rregullta, të tilla si veshja, ushqimi, higjiena personale, transmeton Telegrafi.
Madje disa kërkime kanë treguar se kjo ka përfitime, sepse në këtë mënyrë i japim fëmijës mundësinë që thjesht të gjejë një zgjidhje, të jetë i pavarur, por edhe të ketë më shumë vetëbesim.
“Pavarësia në veshje është e rëndësishme si nga aspekti psikologjik ashtu edhe nga aspekti emocional. Fëmijët përpiqen për pavarësi, kështu që nuk është për t’u habitur që ata duan të veshin, për shembull, një kostum banje në dimër. Natyrisht, prindërit nuk do ta lejojnë këtë, por përvoja të tilla janë të nevojshme, thekson terapistja e familjes Dr. Karen Ruskin.
Veshja e pavarur, përveçse është e mirë për zhvillimin e pavarësisë, ka një efekt pozitiv në zhvillimin e aftësive motorike, veçanërisht kur një fëmijë mbyll kopsa.
Mjeku këshillon se do të ishte mirë ta lini fëmijën të zgjedhë rrobat, që thjesht të vishet, sado kohë që i duhet.
/Telegrafi/