Posa ta kompletojë transferimin nga Benfica, Atletico Madridi thuhet se do t’i vendosë Joao Felixit një klauzolë rreth 350 milionë euro.
Talenti 19-vjeçar i Benficas me shumë gjasë do të kalojë te Los Cholchoneros në këtë afat kalimtar veror, por edhe që do të jetë transferimi rekord.
Sulmuesi i talentuar do t’i kushtojë skuadrës nga Madridi plot 120 milionë euro, mirëpo Diego Simeone dëshiron ta blindojë më pas me një klauzolë të lartë.
Vlera prej 350 milionë euro e Felixit do të jetë historike te Atletico Madridi, pasi asnjë lojtar nuk e ka atë shumë për t’u liruar nga kontrata.
Diego Costa dhe Antoine Griezmann ishin më parë pronarët e klauzolës më të lartë të klubit në 200 milionë euro, ndërsa ajo e portugezit do ta kalojë këtë shifër.
Nga kjo marrëveshje mes të dyja klubeve, një shumë të madhe do ta përfitojë edhe Jorge Mendes, i cili përfaqëson 19-vjeçarin, e që do të arkëtojë deri në 36 milionë euro apo 30 për qind të transferimit. /Telegrafi/