Telegrafi

Fekir i ofrohet Real Madridit

Real Madridi po lidhet tashmë me një transferim të organizatorit të Olympique Lyonit, Nabil Fekir.

Fekiri, i cili është i majtë dhe që kryesisht luan si një numër 10, por mund të operojë edhe në pozita tjera, shënoi 23 gola për Lyonin në sezonin e kaluar dhe ndihmoi Francën për titullin e Kupës së Botës këtë vit.

25-vjeçari ishte lidhur më parë me Real Madridin dhe Barcelonën këtë verë, ndërkohë që ai gjithashtu pa një lëvizje të refuzuar te Liverpooli në orët e fundit të afatit kalimtar.

Lexo po ashtu Fekir heziton të vazhdon kontratën, Chelsea e Bayern përgatisin ofertat për francezin

Marrëveshja e tij aktuale me klubin e Ligue 1 skadon në qershor të vitit 2020 dhe raporti i gazetës Marca citon presidentin e klubit Jean-Michel Aulas ‘duke u bërë nervoz’ me vlerën e tij në rënie.

Kështu, presidenti i klubit francez thuhet se ka lënë të hapur mundësinë e një shitje të hershme, gjatë janarit për yllin francez.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Fekir i është ofruar kampionit aktual të Ligës së Kampionëve, Real Madridit.

Lexo po ashtu Pos Contes, Reali do të nis një ofertë edhe për Hazardin dhe Fekirin

Fekiri është kapiteni i Lyonit dhe ka ndihmuar klubin të kualifikohet të 16-tën e Ligës së Kampionëve, ku ata do të përballen me Barcelonën.

Organizatori francez ka gjashtë gola dhe katër asistime në 16 paraqitje deri më tani këtë sezon në të gjitha garat. /Telegrafi/