Telegrafi

Fekir e Lozano shihet si zëvendësues të Hazardit te Chelsea

Klubi anglez, Chelsea ka etiketuar Nabil Fekir dhe Hirving Lozanon si zëvendësuesit e Eden Hazardit nëse belgu transferohet te Real Madridi.

Hazard mendohet se do të transferohet te Mbretërit si zëvendësues i Cristiano Ronaldos dhe klubi londinez nuk po rrinë duarkryq.

Chelsea po ndjek me kujdes situatën e yllit francez, Fekir, te Lyoni.

Lexo po ashtu Lyoni ia ofron Fekirin skuadrave angleze

Sipas gazetës Sport, Chelsea mund të lëvizë drejt objektivit të Liverpoolit nëse Eden Hazard largohet për Real Madridi.

Nabil Fekir (Getty Images)

Ylli i Lyonit është një nga opsionet më të preferuara të Bluve për krahët e sulmit.

Pas blerjes prej 67 milionë funteve të portierit Alisson nga Roma, Reds nuk pritet të kthehen për Fekir pas mbarimit të Kupës Botërore.

Hirving Lozano (Getty Images)

Mesfushori sulmues i Meksikës, Hirving Lozano, lojtar i PSV Eindhoven, gjithashtu është i admiruar në Stamford Bridge.

Fekiri dhe Lozano do të kushtonin rreth të njëjtës shifër, 63 milionë funte, dhe secili lojtar do të bashkohej me sa duket nëse një ofertë do të ishte bërë nga Chelsea. /Telegrafi/