Nabil Fekir asnjëherë nuk e ka fshehur se ëndërron të luaj në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Mesfushori francez prej dy vitesh po aktivizohet në La Liga me Real Betis dhe këtë sezon është duke kaluar formë të mirë.
28-vjeçari ka shënuar dy gola e ka asistuar dy të tjerë në nëntë ndeshjet e para.
Mediat në Spanjë kanë raportuar se e ardhmja e francezit duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Ish-mesfushori i Lyon është duke u ndjekur nga tri skuadra angleze si Arsenal, Everton dhe West Ham United.
Betis e vlerëson shumë yllin e tyre, por dëshira e lojtarit është të luaj në Angli dhe kjo e bën më të lehtë largimin e tij nga La Liga.
Gjithsesi klubi spanjoll nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Fekir nëse nuk vije ndonjë ofertë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/