Site icon Telegrafi

Fejohet Stresi, publikon imazhin ku shfaqet mjaft emocional për momentin e rëndësishëm të jetës së tij

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka vendosur t’i përkushtohet vetëm një femre.

Ylli i repit nga Shqipëria ka kohë që ka lënë të kuptohet se ai mund të jetë në një romancë.

Dhe, tash ai ka vendosur që romancën ta çojë në një nivel të ri, duke u përkushtuar plotësisht dhe duke fejuar të dashurën e tij.

Në një ndejë krejtësisht private, Stresi shihet se si pranon unazën e vendosur në gishtin e tij.

Vet reperi e ka publikuar imazhin nga momenti i madh i jetës së tij, duke u shprehur në mënyrë emocionale.

“Ndjenjë shumë e veçantë s’mund ta përshkruaj s’kam fjalë”, u shpreh reperi.

Nuk dihet ende identiteti i partneres së Stresit, pasi ai kurrë nuk e ka zbuluar atë. /Telegrafi/

Exit mobile version