Telegrafi

Federer mposht Nadalin në Miami Open për të fituar titullin e tretë në vitin 2017 (Video)

Roger Federer ka fituar titullin e tretë në vitin 2017 pasi mundi në finale të Miami Open rivalin e madh Rafael Nadal.

35-vjeçari u rikthye në vendin e katër në ranglistën e përgjithshme teksa fitoi edhe në Florida në Australian Open dhe Indian Wells.

Tashmë Federer ka regjistruar tri fitore ndaj Nadalit në vitin 2017.

Në takimin e tyre të 37-të zvicerani fitoi me stil duke triumfuar në dy seta 6-3 dhe 6-4. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Top 30 lojtarët më të paguar në historinë e tenisit (Foto)