Federata Zvicerane e Futbollit ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se do të ketë një numër të konsiderueshëm të tifozëve të tyre në stadiumin Fadil Vokrri në ndeshjen ndaj Kosovës.
Zvicra luan sot në udhëtim te Kosova në ndeshjen e Grupit I, e cila pritet të zhvillohet nga ora 20:45.
Stadiumi Fadil Vokrri në Prishtinë do të jetë i stërmbushur pasi biletat janë shitur të gjitha në kohë rekord.
Përveç tifozëve Dardanë, edhe Zvicra do të ketë përkrahje të konsiderueshme pasi kanë blerë të gjitha biletat që ju takojnë.
Është vet Federata Zvicerane e Futbollit që ka njoftuar me anë të faqes zyrtare numrin e tifozëve Helvetikë që pritet të jenë në stadiumin kryeqytetas.
“Të dy kombet presin një atmosferë pasiononte, por paqësore në stadiumin Fadil Vokrri”.
“Arena në Prishtinë u shit brenda dy orëve, rreth 700 tifozë do ta shoqërojnë Zvicrën në ndeshjen e parë konkurruese kundër Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/