Telegrafi

Federata Spanjolle e dënon me një shifër qesharake Barcelonën për bisedimet para transferimit të Griezmannit

Antoine Griezmann - Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka shqiptuar një gjobë qesharake për Barcelonën në lidhje me transferimin e Antoine Griezmann.

Barcelona arriti në muajin korrik të transferoj yllin francez nga Atletico Madridi për një shifër prej 120 milionë euro.

Megjithatë, transferimi i tij bëri bujë pasi Atletico kërkonte që katalunasit t’i paguanin 200 milionë euro.

Lexo po ashtu Griezmann: Kur u finalizua transferimi te Barcelona, e thirra babanë dhe qaja nga gëzimi

Kjo pasi sipas pretendimeve të tyre, kur Barcelona arriti marrëveshje për me Griezmannin atëherë klauzola e francezit kishte ketë vlerë.

Çështja mes palëve ka shkuar edhe në federatën spanjolle të futbollit, e cila tashmë ka vendosur të dënoj Barcelonën.

Lexo po ashtu Aletico Madridi ka në dorë një e-mail që mund të dëshmojë se Griezmann negocioi me Barcelonën që në muajin mars

Dënimi në drejtim të klubit nga Camp Nou është qesharak, vetëm 300 euro.

Sipas RFEF, dënimi për katalunasit vjen pasi këta të fundit kanë biseduar me Griezmannin dhe kanë arritur marrëveshje pa lejen e Atleticos. /Telegrafi/