Presidenti i FIGC-së, Gabriel e Gravina, iu kundërpërgjigj presidentit të La Ligas, Javier Tebas për kërkesën ndëshkimit të Juventusit për parregullsitë e supozuara financiare, duke vënë në dukje çështjet e Barcelonës.
Futbolli italian është në trazira pasi i gjithë bordi i drejtorëve të Biankonerëve dha dorëheqje dhe u hap një hetim për parregullsi të supozuara financiare, veçanërisht pagimin e pagave “në të zezë” edhe pasi njoftuan se do të hiqnin dorë nga katër muaj paga për të ndihmuar klubin e goditur nga pandemia me COVID-19.
Kjo do të falsifikonte efektivisht bilancet e tyre dhe do të minimizonte humbjet, kështu që presidenti i La Liga-s, Tebas, bëri thirrje që UEFA-s të ndërhyjë dhe të penalizojë Juventusin për shkeljen e rregullave të Fair Play-t Financiar.
“Mendoj se është e papërshtatshme të marrësh sulme të lira nga dikush që duhet të shikojë se çfarë po ndodh në shtëpi të tyre”, u tha Gravina gazetarëve.
Implikimi kishte për qëllim qartë Barcelonën, e cila ka pasur probleme të mëdha financiare kohët e fundit, të denoncuara nga bordi i tyre i drejtorëve.
Borxhi i tyre bruto u rrit në 1.3 miliard euro gjatë verës, siç u konfirmua nga presidenti Joan Laporta, por megjithatë arritën të blejnë Robert Lewandowskin, Raphinhan, Jules Kounden, Andreas Christensen dhe Franck Kessien për një total prej 152 milionë euro.
#FIGC | Il presidente Gabriele #Gravina risponde al comunicato della #Liga e al presidente #Tebas https://t.co/R6VetClqwv
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) November 30, 2022
Blaugranasit aktivizuan disa ‘leva ekonomike’ për të mbajtur veten në këmbë, për të shitur asete, duke përfshirë një kompani për të drejtat televizive dhe të drejtat e emërtimit të stadiumit.
Gjithashtu ka pasur prej kohësh pikëpyetje lidhur me shitjen e terrenit të stërvitjes nga Real Madridi për 500 milionë euro te këshilli lokal në vitin 1998. /Telegrafi/