Site icon Telegrafi

Febregas: Arsenali më dha gjithçka, falë tyre i fitova të gjitha

Cesc Fabregas thotë se ai do të jetë përgjithmonë mirënjohës Arsenalit dhe Arsene Wengerit për besimin e treguar në të dhe për platformën e suksesin e ardhshëm që ata ia ofruar.

Mesfushori spanjoll ka folur edhe një herë rreth të kaluarës së tij te Topçinjtë, ku me nostalgji me kujtuar se skuadra londineze i ofroi atij gjithçka dhe ishte ekipi që gjithmonë besoi në të.

Lexo po ashtu Arsenali do të luajë me Sutton United në FA Kupë, por shikoni portierin e kësaj skuadre (Foto/Video)

“Arsene Wenger në veçanti, dhe Arsenali, më dhanë gjithçka. Pa ta unë nuk do të isha një fitues i Kupës së Botës, një fitues i Kampionati Evropian. Unë nuk do të kisha përjetuar të gjithë këto që unë kam bërë në jetën time”, tha ai në një intervistë me Natacha Tannous.

“Kështu që unë gjithmonë do të jem mirënjohës ndaj tyre. Janë thënë shumë gjëra për mua, për Arsenalin, dhe gjëra rreth kësaj. Natyrisht se unë nuk shqetësohem në lidhje me atë që njerëzit mendojnë për mua”, përcjell Telegrafi.

“Arsenali gjithmonë do të jetë ekipi që beso më së shumti në mua”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/

Fabregas sa ishte pjesë e Arsenalit
Exit mobile version