Shefi i grupit mercenar Wagner, Yvgeny Prigozhin i ka konfirmuar raportet e mëparshme se një sasi e madhe parash u gjet gjatë bastisjeve në një nga zyrat e tij nga shërbimi i sigurisë FSB i Rusisë.
Ai thotë se paratë e gjetura në ato bastisje i përkasin Grupit Wagner, transmeton Telegrafi.
Në një mesazh audio në kanalin e tij në Telegram, ai i referohet një furgoni dhe dy autobusëve të ngarkuar me para.
Ai thotë se këto janë fondet për të mbuluar pagesat e kompensimit për luftëtarët e vrarë Wagner si dhe shpenzime të tjera.
“Wagner ka funksionuar për 10 vjetët e fundit duke përdorur vetëm para të gatshme – siç është rënë dakord në kontratën tonë. Unë i përmbahem plotësisht”, thotë Prigozhin.
Ai nuk dha detaje rreth shumës së saktë – por më herët mediet ruse thanë se 48 milionë dollarë u gjetën gjatë një bastisjeje nga FSB-ja në zyrën e Prigozhinit në qytetin e Shën Petërsburgut në Rusi.