Site icon Telegrafi

FBK pritet që vendimin për ndeshjen Ponte Prizreni – Peja ta merr nesër

Ndeshja mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është ndërprerë pas pjesës së parë, ku ndodhi një përleshje e madhe.

Kjo ishte ndeshja e pestë gjysmëfinale, pasi nga katër të parat kishim rezultat të barabartë (2-2).

Në këtë përleshje janë përfshirë lojtarët e të dy ekipeve, ndërsa janë shkëmbyer edhe grushte, ku janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Lexo po ashtu Reagon Ponte Prizreni, tregon versionin e tyre të ngjarjes: Akuzon Berishën dhe gjyqtarët për ndërprerjen e ndeshjes

Telegrafi ka kontaktuar FBK-më, ku i është thënë se do ta analizojnë të gjithë incidentin, ndërsa vendimi mund të merret nesër (e mërkurë).

“Jemi duke e analizuar situatën që ka ndodhur, ndërsa sot nuk do të ketë një vendim për ndeshjen. Vendimi do të merret gjatë ditës së nesërme”, thuhet në deklaratën e dhënë nga FBK për Telegrafin.

 

Ndeshja ishte ndërprerë pas pjesës së parë kur rezultati ishte 49-48 në të mirë të Pejës.

Nga kjo ndeshje pritej të dilte finalisti i parë. /Telegrafi/

Exit mobile version