Të hënën mbrëma, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar flamurin e Kosovës, ekipit olimpik të Kosovës, me në krye xhudisten Majlinda Kelmendin.
Janë 11 sportistë të Kosovës të cilët do të përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.
Në Olimpiadën e kaluar, Kelmendi kishte fituar medaljen e artë në kategorinë 52 kg, duke qenë medalja e vetme për Kosovën në pjesëmarrjen e parë në Lojëra Olimpike.
Në ceremoninë e dorëzimit të flamurit, ka marrë pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.
Ajo u ka uruar shumë suksese sportistëve të Kosovës, me shpresë se do të kthehen me sukses nga Tokio.
Edhe Federata e Basketbollit e Kosovës ju dëshiron shumë suksese 11 sportistëve në ‘Tokio 2020’.