Java e 27-të në Ipko Superligën e Kosovës ka nisur me ndeshjen Trepça ’89 – Ballkani ku fitore morën vendasit 2-1.
Ditën e shtunë (sot) do të zhvillohen tri ndeshje të tjera të kësaj xhiroje, ku në fushë do të zbresin pretendentët për titullin e kampionit, Prishtina, Feronikeli dhe Llapi.
Prishtinën e pret një punë më e lehtë pasi në stadiumin Fadil Vokrri pret KEK-un që tanimë veç se është përshëndetur me Superligën.
Skuadra e Mirel Joses pret të marrë një tre pikësh të ri dhe të vazhdoj garën për titullin e kampionit.
Lideri aktual Feronikeli do të jetë nikoqir i Ferizajt në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas.
Nikli kërkon triumfin për të vazhduar kryesimin, ndërsa Ferizaj që është në kërkim të pikëve synon të shkaktojë befasi.
Ndërkohë ndeshja e tretë e ditës së sotme zhvillohet në Podujevë, ku Llapi pret Gjilanin.
Kjo ndeshje pritet të jetë më interesante, për faktin se dy skuadrat kanë cilësi dhe Llapi nuk do ta ketë aq të lehtë triumfin ndaj bardhekuqve nga Gjilani. /Telegrafi/
Ipko Superliga e Kosovës:
Java e 27-të, ora 15:30
Prishtina – KEK-u
Feronikeli – Ferizaj
Llapi – Gjilani