Futbollisti shqiptar që e përfaqëson Malin e Zi, Fatos Beqiraj, nga sonte (e premte) është rekorder me numrin e paraqitjeve për Malin e Zi.
Në ndeshjen ndaj Përfaqësueses së Kosovës, ai e ka regjistruar paraqitjen e 62-të me fanellën e reprezentacionit malazez.
31-vjeçari nga Peja e ka kaluar rekorderin e deritanishëm, Elsad Zverotic, i cili ka mbetur prapa me 61 ndeshje të zhvilluara.
Pas tyre ndodhen Stevan Jovetic e Stefan Savic me nga 51 ndeshje të zhvilluara për Malin e Zi.
Pas tyre renditen Mirko Vucinic me 46 paraqitje, Simon Vukcevic me 45 takime e Mladen Bozovic me 43 paraqitje. /Telegrafi/