Site icon Telegrafi

Fatmir Humolli: Mbetem deputet i LVV-së, votimi i sotëm ishte një zhgënjim

Fatmir Humolli, deputet i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e ka kritikuar partinë në pushtet, pas miratimit në parim të projektligjit për pagën minimale.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, i cili edhe votoi kundër projektligjit për pagën minimale, ka thënë se megjithatë mbetet deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë kam hyrë në listën e LVV si kandidat i pavarur. Unë respektoj atë rreth shoqërorë që më ka bërë votat për të qenë deputet. Pa një diskutim me ta nuk marrë ndonjë vendim të prerë. Situatë nuk është mirë, është shumë keq. Ne do të diskutojmë me ta për të marrë një vendim se çfarë të bëjmë tutje. Unë edhe më tej jam deputet i Lëvizjes Vetëvendosje”, deklaroi Humolli në RTV .

Deputetët e partisë në pushtet kanë votuar sot pro projektligjit për që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale, ligj ky, që nuk i përfshinë  edhe kategorinë e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Humolli këtë e ka konsideruar një zhgënjim të madh personal.

Lexo po ashtu Votohet në parim Projektligji për pagën minimale – nga 170 euro bëhet 250 euro neto

“Votimi është në shpërputhje me çdo normë njerëzore. Shteti ka nevojë të respektojë më shumë veteranët se ata që kanë nevojë për veten”.

Ndryshe, të martën Me 68 vota për, asnjë votë kundër dhe 6 abstenime, është miratuar në parim Projektligji nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale

Pro kishin votuar edhe Lista Serbe, të cilët pas votimit edhe ata e lëshuan sallën.

Ndërsa deputetët e grupit multietnik kanë abstenuar.

Kundër këtij ndryshimi të projektligji kanë qenë partitë opozitare LDK dhe AAK, kurse PDK-ja nuk ka marrë pjesë në seancë.

Ndërkaq, organizatat e veteranëve të luftës kishin paralajmëruar protesta dhe ‘destabilizim’ të vendit nëse kalon projektligji në fjalë./Telegrafi/

Exit mobile version