Duket se çiftet e Big Brother Albania 8 nuk arritën të mbijetonin pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në Shqipëri.
Pas ndarjes së Albës me Diedonin, ka qenë Fatjoni, i cili përmes një statusi në profilin e tij në Facebook është shprehur se marrëdhënia e tij me Xhensilën ka përfunduar.
Lajmin e ka bërë të ditur në faqen e tij, opinionisti Olti Curri, i cili thekson se vetëm pak çaste më vonë statusi është fshirë.
Të ketë qenë një lojë, apo çifti Xhensila-Fatjon i kanë dhënë fund dashurisë së tyre?