Site icon Telegrafi

Fati xhamisë në Ohër do të dihet pas zgjedhjeve presidenciale

Kryeministri Zoran Zaev, pas vizitës së sotme në Ohër, tha se vendimi për minaren 32 metra do të merret pas zgjedhjeve. Sipas Zaev, vijon një periudhë e ndjeshme, ndërsa çështja do të zgjidhet në takim midis palëve të interesuara në Qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak se është një periudhë e ndjeshme, zgjedhjet po vijnë, ndërsa Ohri është një shembull i bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërfetar, ne do ta diskutojmë këtë çështje së bashku në takimin e përbashkët pas 5 majit në qeveri”, tha Zaev.

Ai deklaroi se ekziston zgjidhja për ruajtjen dhe restaurimin, dhe konfirmoi se nuk kishte leje ndërtimi për ndërtimin e minares. Pa miratim, çdo aktivitet i ndërtimit të minares konsiderohet si e paligjshëm.

“U bëj thirrje qytetarëve të Ohrit, si dhe të gjithë të tjerëve që të respektojnë plotësisht njëri-tjetrin me mirëkuptim të ndërsjellë në kuadër të ligjit, bashkëjetesës dhe brenda diversitetit tonë ndërfetar”, tha Zaev.

Nga Bashkësia Islame para tre ditëve deklaruan se punët ndërtimore janë në rrjedh dhe se ato nuk do të ndërpriten, por dhe se nuk bëjnë kompromis për ndërtimin e minares./Telegrafi/

Exit mobile version