Telegrafi

Fati i Qeverisë ‘Haradinaj” varet nga Demarkacioni (Video)

Deklarimi i një dite më parë i zëvendës kryeministrit Behgjet Pacolli, se rinegocimi i Demarkacionit me Malin e Zi është i pamundur po shihet si fillim i përçarjes së koalicionit qeverisës.

Njohësi i çështjeve politike, Bekim Kabashi përveç që po e sheh pavendosmërinë e Qeverisë rreth kësaj teme, ai thekson se fati i funksionimit të kësaj Qeverie varet kryekëput rreth kalimit apo jo të Demarkacionit

Edhe për profesorin dhe analistin, Mazllum Baraliu, kjo çështje nuk është e kryer dhe Demarkacioni do të jetë problem në të ardhmen.

Sipas tij vija kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi është e rinegociueshme dhe duhet të jetë si e tillë, përderisa Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka votuar këtë ratifikim.

Kurse analisti Nexhmedin Spahiu u shpreh se Pacolli e ka thënë vetëm atë që ia kanë kumtuar zyrtarët e Malit të Zi dhe sipas tij kjo çështje duhet të zgjidhet.