Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Marco Fassone, ka thënë se nuk ka bisedime për Renato Sanchesin me Bayern Munichun.
Sanches ka qenë i lidhur me një kalim te Milani, ndërsa Carlo Ancelotti i kishte hapur rrugë këtij transferimi.
Milani janë të interesuar që ta marrin lojtarin si huazim për dy vite dhe me detyrim blerje për 40 milionë euro.
“Ne këtë moment nuk ka negociata”.
“Raporti ynë me drejtorin e përgjithshëm të Bayern, Rummenigge, është shumë i mirë. E kemi biseduar këtë situatë disa herë, por në këtë moment vlerën e lojtarin ne nuk mund ta paguajmë”, ka thënë Fassone. /Telegrafi/