Telegrafi

Fassone e Mirabelli presin paratë nga Kina për blerjen e një sulmuesi të madh 

Drejtorët e Milanit, Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli duan të vazhdojnë të shpenzojnë këtë muaj për përforcime të reja.

Milani ka qenë klubi më i fuqishëm i Evropës këtë verë, por Fassone dhe Mirabelli duan të vazhdojnë blerjen e lojtarëve edhe më tutje.

Lexo po ashtu Milani përmirëson ofertën për Belottin, i afrohet 100 milionëshit

Sipas Corriere della Sera, dyshja drejtuese janë duke pritur lajmet nga Kina për një injeksion shtesë të parave të gatshme.

Lexo po ashtu Aubameyang largohet nga treningu si i ‘ftohur’, mediat aludojnë në transferimin e tij te Milani (Foto)

Rossonerët po punojnë për nënshkrimin e një sulmuesi të madh dhe shpreson për fonde shtesë nga pronarët e rinj për të arritur objektivin e tyre të lartë.

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, Diego Costa i Chelsea dhe qendërsulmuesi i Torinos, Andrea Belotti, janë të gjithë në shqyrtim. /Telegrafi/