Drejtorët e Milanit, Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli duan të vazhdojnë të shpenzojnë këtë muaj për përforcime të reja.
Milani ka qenë klubi më i fuqishëm i Evropës këtë verë, por Fassone dhe Mirabelli duan të vazhdojnë blerjen e lojtarëve edhe më tutje.
Sipas Corriere della Sera, dyshja drejtuese janë duke pritur lajmet nga Kina për një injeksion shtesë të parave të gatshme.
Rossonerët po punojnë për nënshkrimin e një sulmuesi të madh dhe shpreson për fonde shtesë nga pronarët e rinj për të arritur objektivin e tyre të lartë.
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, Diego Costa i Chelsea dhe qendërsulmuesi i Torinos, Andrea Belotti, janë të gjithë në shqyrtim. /Telegrafi/