Telegrafi

Faqja e UEFA-s ia uron ditëlindjen Arbër Zenelit me një video nga het-triku ndaj Azerbejxhanit

Arbër Zeneli (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

Faqja zyrtare e UEFA-s në Twitter ia ka uruar ditëlindjen sulmuesit Arbër Zeneli me anë të një video nga het-triku i tij i paharrueshëm për Kosovën kundër Azerbajxhanit në edicionin e parë të Ligës së Kombeve.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dhe klubit francez Reims mbush sot (e enjte) 26 vjet.

Në ditëlindjen e tij, Zeneli ka pranuar shumë mesazhe nga njerëzit e dashur dhe tifozët e Kosovës dhe Reims.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Arbër Zenelit

Megjithatë, ylli i Kosovës ka pranuar edhe një urim të veçantë nga faqja zyrtare e UEFA-s në Twitter.

Faqja e UEFA-s është përkujdesur t’ia urojë Zenelit ditëlindjen me një video nga het-triku i paharruar ndaj Azerbejxhanit në fitoren 4-0 të Kosovës në Ligën e Kombeve.

“Urime ditëlindjen, Arbër”, shkruan në përshkrimin e videos së postuar nga faqja e UEFA-s në gjuhen gjermane.

Ndryshe, Zeneli ka debutuar me Kosovën në vitin 2016 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 22 ndeshje, duke shënuar shtatë gola. /Telegrafi/