Telegrafi

Fansja nga Podujeva nuk e lëshon Noizyn në skenë (Video)

Reperi Noizy është një ndër reperët më aktivë në estradë.

Përveç projekteve të shumta muzikore që sjell, ai është mjaft i angazhuar edhe me koncerte.

Lexo po ashtu Noizy gjithnjë i lumtur kur paguhet në koncerte (Foto)

Së fundmi, reper ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka mbajtur një tjetër koncert të suksesshëm në komunën e Podujevës, ku fansat nuk kanë munguar.

Çudia ndodh kur befas në skenë ngjitet një fanse e zjarrtë e tij, e cila kapet pas reperit dhe nuk e lëshon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në video vërehet edhe ndërhyrja e sigurimit për të larguar fansen, e cila përsëri vazhdon të rezistojë duke qenë e ngjitur pas Noizyt.

Ky moment, duket ta ketë vënë pak në siklet reperin, i cili për shkak të shtrëngimit të fanses, nuk u lejua edhe që të performojë lirshëm. /Telegrafi/