Telegrafi

Fansja bën tatuazh emrin e Taynas

(Foto: Instagram/tayna)

Tayna është një prej këngëtareve më të pëlqyera të momentit, ashtu që ka një ushtri fansash prapa vetes.

Reperja nga Kosova ka sjellë një sërë këngësh shumë të suksesshme që prej shpërthimit me hitin “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenon, ndërsa tashmë është një prej yjeve kryesore të estradës.

Doruntina Shala pëlqehet aq shumë, saqë një prej fanseve të saj ka shkuar më larg duke bërë tatuazh emrin ‘Tayna’ dhe e ka shoqëruar me zemër.

(Foto: InstaStory/tayna)

Natyrisht se reperja i është gëzuar këtij veprimi të fanses së saj, saqë e ka shpërndarë në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Bukur”.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i Taynës është bashkëpunimi me Dafina Zeqirin, “Bye Bye”, që ka rezultuar shumë i suksesshëm. /Telegrafi/