Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është e pëlqyer nga miliona njerëz në mbarë botën për muzikën e saj.
Si rrjedhojë, ajo numëron fansa të shumtë dhe plot 10 milionë është numri i tyre vetëm në rrjetin social Instagram.
Në këtë të fundit, Rexha shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video nga jeta e përditshme, duke e qenë sa më e hapur me ndjekësit e saj.
Së fundmi, këngëtarja me prejardhje nga Dibra publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të një fansi të zjarrtë të saj, i cili në krah kishte realizuar tatuazh portretin e këngëtares.
Bëhet fjalë për një fotografi të Bebe Rexhës të realizuar shumë vite më parë, teksa në ballin e saj si shtojcë, fansi ka vizatuar edhe një kryq.
“O Zoti im, një dedikim i vërtetë”, ka shkruar 30-vjeçarja në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë kështu të kuptohet se është fascionuar nga ajo çfarë fansi i saj ka bërë për të.
Bebe Rexha ndërkohë vetëm para dy javësh erdhi në Shqipëri, për të vizituar disa familje të prekura nga tërmeti, ku u premtoi dy prej tyre edhe rindërtimin e shtëpisë. /Telegrafi/