Fansat e shumtë të Luiz Ejlli po e dëshmojnë dashurinë dhe përkushtimin ndaj tij në forma më të ndryshme.
Teksa po i dërgojnë dronë vazhdimisht duke i treguar për përkrahjen e madhe që ka jashtë nuk kanë munguar as informatat e rëndësishme për të.
Pak javë më parë përmes një droni Luizi u informua për numrin e ndjekësve që ka arritur në Instagram dhe shikimet në TikTok.
Por, një gjest i veçantë ka ardhur mbrëmë (e premte) teksa banorët po qëndronin së bashku në oborrin e shtëpisë së famshme.
Një fansi i Luizit është afruar rreth mureve të shtëpisë duke i kërkuar këngëtari që ai të largohej në rast se sot (e shtunë) eliminohet Kiara.
Ai e ka sugjeruar që këtë ta bëjë sepse sipas tij tashmë produksionin e ka vendosur Oltën si fituese.
“O Luiz! O mbret, po doli Kiara dil jashtë dhe ti. Mos rri kot, se ia kanë dhënë Oltës”, dëgjohet të thotë një person përtej mureve.
Luizi i cili ndodhej në oborr e ka dëgjuar megjithatë në një diskutim me Kiarën u duk se ai nuk e kishte kuptuar plotësisht mesazhin.
Ndryshe, kujtojmë që sot gjatë spektaklit do të kuptohet se cila prej banoreve Kiara apo Olta do të largohen përfundimisht nga gara. /Telegrafi/