Telegrafi

Fansat të neveritur nga dhëmbët ngjyrë kafe dhe ‘të kalbur’ të Johnny Deppit në paraqitjen e tij në Festivalin e Filmit në Kanë

Johnny Depp ishte në qendër të vëmendjes në Festivalin e Filmit në Kanë – por nuk ishte vetëm performanca e tij në “Jeanne du Barry” që i bëri njerëzit të flisnin.

Fotot e aktorit kontrovers duke ecur në tapetin e kuq të martën pushtuan shpejt internetin, me shumë fansa të fokusuar tek dhëmbët e tij të “kalbur”.

“Dhëmbët e Johnny Depp fjalë për fjalë po kalben”, ka shkruar një fans përkrah fotove të aktorit, shkruan PageSix.

Foto: WireImage

“Pse duhet të shoh fotografi nga afër të dhëmbëve të Johnny Depp kundër vullnetit tim”, pyeti një tjetër.

Edhe pse përdoruesit e Twitter nuk ishin të emocionuar nga paraqitja e Depp në festivalin e filmit, pjesëmarrësit nuk mund të ngopeshin prej tij.

Foto: FimMagic

Pas premierës së dramës së tij biografike franceze, aktori mori një ovacion prej shtatë minutash.

Sipas Variety, Depp i mbajti lotët ndërsa të pranishmit shpërthyen në brohoritje të gjata për performancën e tij si Mbreti Louis XV.

Foto: FimMagic

Megjithatë, jo të gjithë ishin aq të kënaqur me praninë e Depp në festivalin francez.

Lexo po ashtu Johnny Depp përlotet gjatë ovacioneve shtatë minutëshe në Kanë

Aktori i “Pirates of the Caribbean” ka mbetur jashtë syve të publikut që kur fitoi gjyqin e tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, e cila e akuzoi atë për abuzim.

Foto: Getty Images

Mikesha e vjetër i Heardit, gazetarja Eve Barlow, protestoi për përfshirjen e tij në festival, duke thënë se organizatorët “po mbështesin përdhunuesit dhe abuzuesit”.

Fatmirësisht për Barlow, Depp thotë se nuk ka ndërmend të kthehet në Hollywood pasi u përjashtua në mes të betejës së tij ligjore. /Telegrafi/