Site icon Telegrafi

Fansat në Pejë mbushin me dhurata dhe kujtime të përjetshme Luana Vjollcën (Foto)

Luana Vjollca ka qenë dje (e premte) prezente në qytetin e Pejës për koncertin e saj të radhës.

Ajo ka performuar në “Transit Club”, ndërsa duket t’ia ketë kaluar më së miri në praninë e fansave pejanë.

Këtë gjë ajo e ka treguar edhe përmes rrjeteve sociale, në të cilat ka publikuar imazhe të ndryshme, ku shfaqet teksa shfleton dhuratat e fansave të marra në koncertin e saj të fundit.

Lexo po ashtu 'Profesionet' e VIP-ave që nuk i di askush (Foto)

Plot albume dhe hamerë me fotografi ishin përgatitur për Luanën, e cila vendosi që këto dhurata t’i ndajë bashkë edhe me ndjekësit në Instagram.

“Peja Faleminderit! Fansat më të mirë në botë”, shkruan Luana për fansat e saj.

“Gjithë jetën kujtim”, kishte shkruar në mbishkrimin e njërës prej fotografive, duke bërë kështu të ditur se këto dhurata do t’i ruajë gjatë në memorien e njerëzve. /Telegrafi/

Exit mobile version