Site icon Telegrafi

Fansat duan ta shohin Fifin me fustanin e bardhë, këngëtarja u thotë se duhet të presin gjatë për këtë

Foto: Fifi/Instagram

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi – Fifi, ka realizuar së fundmi një pyetësor shumë interesant me fansat e saj.

Ajo u ka dhënë mundësinë atyre që t’i parashtrojnë nga një pyetje në InstaStory, të cilave më pas ajo do t’i përgjigjej.

Mes shumë pyetjeve për karrierën e saj, fansat kanë shprehur interesim edhe për jetën private të Fifit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Një prej tyre nuk ka nguruar t’i shkruajë këngëtares, duke i thënë se fansat dëshirojnë që ta shohim së shpejti me fustanin e bardhë të nusërisë.

Foto: Fifi/InstaStory

Dhe me shaka, Fifi është përgjigjur: “Paske me prit gjatë loqkë”, duke bërë kështu të ditur se martesa nuk është në rend të parë për të.

Fifi përndryshe muaj më parë u përfol për një lidhje të mundshme me një djalë nga Tirana, gjë të cilën ajo vetë e hodhi poshtë përms një demanti të bërë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version