Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro tregoi një fanellë të Sporting Lisbonës me emrin e djalit të tij të shtypur në pjesën e pasme dhe kjo ka krijuar spekulime për një rikthim të mundshëm të portugezit te klubi i fëmijërisë.
E ardhmja e Ronaldos në Juventus është në dyshim pas eliminimit të Zonjës së Vjetër nga Porto në Ligën e Kampionëve.
Portugezi mund të largohet në verë nga Juventusi, i cili thuhet se mund ta shesë për vetëm 29 milionë euro lojtarin.
Edhe pse agjenti i tij Jorge Mendes raportohet të ketë diskutuar për një kthim të mundshëm në Real Madrid, ka edhe mundësi të tjera në tavolinë për 36-vjeçarin.
Sporting CP apo Sporting Lisbona është ekipi i preferuar i Ronaldos dhe klubi ku ai ka filluar karrierën e tij në futboll.
E gjithë familja e tij mbështet klubin portugez dhe të afërmit e tij u takuan mbrëmë për të parë fitoren 1-0 të Sportingut ndaj Tondela në kampionat.
Një video që qarkullon në mediat sociale tregon nënën e Ronaldos, Dolores Aveiro, duke festuar me një fanellë të Sporting CP me numrin 7 dhe emrin e Cristianos të shtypur në pjesën e pasme.
Tifozët e skuadrës portugeze ëndërrojnë kthimin e Ronaldos në shtëpi; ndërkohë, tashmë janë ndezur spekulimet për një rikthim dhe mbyllje të karrierës së sulmuesit te ish-klubi i tij. /Telegrafi/
A Dona Dolores já tem a camisola do Cristiano…😎 pic.twitter.com/ApT6bTIY7g
— Sporting Tático (@sporting_tatico) March 13, 2021