Site icon Telegrafi

Familjet në fshatin Gramsh të Shqipërisë jetojnë nga kultivimi i lavandës

Rreth 65 familje në fshatin Gramsh të Shqipërisë jetojnë nga kultivimi dhe tregtimi i lavandës.

Gratë fermere thonë se puna është mjaft e vështirë për shkak të aromës të rëndë që ka lavanda.

Fermerja Fatime Daja, thotë se bëjnë punë të ndryshme. “Kemi punuar kositje bari të levandës, prashitje, Duke qenë në fshat ne kemi punuar e gjitha familja”, tha ajo.

Kurse, fermerja Ditije Rrodhe ka pohuar se punojnë me maska.

“Është një punë shumë e vështirë. Punojmë me maska sepse kanë një aromë shumë të rëndë. Punojnë më shumë gratë, sepse burrat kanë ikur në emigracion”, u shpreh ajo për DW.

Ndryshe, programet mbështetëse të qeverisë suedeze u kanë ardhë në ndihmë grave fermere në këtë zonë.

Por çmimet e ofruara nga firmat eksportuese nuk janë të mjaftueshme, fermerët bëjnë të ditur se tregun kryesor e kanë Gjermaninë.

Exit mobile version