Telegrafi

Familjarët e Luizit dalin me një tjetër sqarim për llogarinë e tij të Instagramit, demantojnë lajmet që po qarkullojnë për menaxhimin e kësaj faqeje

Familjarët e Luizit dalin me një tjetër sqarim për llogarinë e tij të Instagramit, demantojnë lajmet e rreme

Familjarët e Luiz Ejllit kanë dalur me një tjetër sqarim rreth llogarisë së tij të Instagramit.

Në një postimi që ata kanë bërë së fundmi, kanë sqaruar edhe një herë se llogaria po menaxhohet nga familjarët e këngëtarit shkodran, më konkretisht nga motra e tij, Ina Ejlli.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Tutje, ata kanë sqaruar se bisedat dhe lajmet e rreme që po qarkullojnë rreth apo në lidhje me menaxhimin e kësaj faqe nuk janë të vërteta.

Lexo po ashtu Pas ndryshimit të emrit, fshihen të gjitha postimet nga Instagrami zyrtar i Luizit

“Përshëndetje, siç edhe e keni parë tashmë janë hapur profile fallco. Ju njoftojmë se të gjitha adresat që hapen në emër të familjarëve të Luizit dhe Jurgenës (e cila nuk ka asnjë rrjet social ekzistues) janë të gjitha të rreme. Çdo bisedë e shpërndarë është modifikim, e vetmja adresë që është në menaxhimin tonë është “Ina Ejlli dhe Soklo Tahiri’, faleminderit për mbështetjen e vzhdueshem.”, shkruhej në sqarimin e familjarëve të Ejllit.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Kujtojmë që pas ndryshimit të emrit të llogarisë nga ‘Luiz Ejlli’ në ‘Ina Ejlli’, faqja gjatë ditës së sotme ka rezultuar e fshirë, por është rikthye pas disa orësh.

Ndërkohë, ndonëse llogaria është e hapur aktualisht janë fshirë të gjitha postimet e këngëtari përfshirë videot dhe fotografitë e tij.

Në anën tjetër, Luizi që po vazhdon rrugëtimin në BBVA mbrëmë (e martë) gjatë spektaklit ka deklaruar se në rast që Kiara Tito eliminohet të shtunën ai do të largohet bashkë me të. /Telegrafi/