Telegrafi

Familjarët e Dybalas vendosen në karantinë nga policia argjentinase, pasi e kishin vizituar yllin e Juves në Itali

Paulo Dybala (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Familja e Paulo Dybalas është vendosur në një karantinë të detyrueshme nga policia për shak të frikës se mund të jenë bartës të coronavirusit.

Anëtarët e familjes së sulmuesit të Juventusit e kanë vizituar atë në Torino dhe janë kthyer në Argjentinë më 12 mars.

Pas kthimit, nëna e lojtarit (që ka rezultuar pozitiv në COVID-19), vëllai Gustavo dhe partnerja e tij, janë parë duke u larguar shpesh nga shtëpia dhe duke dalë në publik në Cordoba.

Ndërsa tani, gazetat argjentinase, La Voz del Interior dhe Ole, raportojnë se këta tre janë marrë nga policia, sepse nuk i kanë respektuar rregullat e izolimit.

Kështu, familjarët e Dybalas janë vendosur në një spital karantinë në Cordoba dhe janë duke i pritur rezultatet për COVID-19.

Lexo po ashtu E konfirmon Dybala: Unë dhe e dashura ime kemi rezultuar pozitiv me coronavirus

Sulmuesi i Juventusit ka konfirmuar më herët se ai dhe e dashura e tij kanë rezultuar pozitiv në coronavirus. /Telegrafi/