Familjarët dhe miqtë e Will Smith po përpiqen të jenë sa më pranë aktorit pas skandalit të ndodhur të dielën e kaluar në “Oscars 2022”.
Ndërkohë që ylli i “King Richard” ka qenë shumë i përfolur në Hollywood dhe më gjerë, ai po merr një mbështetje të madhe nga miqtë.
Pavarësisht “sikletit” të tyre për situatën, miqtë e Smith i kanë “dërguar mesazhe private dhe janë përpjekur të jenë aty për të”, zbuloi një burim për Entertainment Tonight.
Burimi vazhdoi të thoshte se shuplaka e Smithit ndaj Rockut tregoi se “ka shumë zemërim të brendshëm te Will”.
“Incidenti i tij në Oscars është vetëm një nga ato që doli”, vazhdoi burimi.
Burimi më tej shtoi se të afërmit e tij mendojnë se “ai duhet të marrë një pushim nga aktrimi, të shkojë në terapi dhe të zgjidhë problemet”.
Smith dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, pasi një proces disiplinor filloi javën e kaluar.
Në një deklaratë të publikuar të premten pasdite, 53-vjeçari tha se “do të pranojë plotësisht çdo pasojë për sjelljen time. Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve ‘Oscar’ ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme”. /Telegrafi/