Site icon Telegrafi

Familja Ora të gjithë bashkë në përkrahje të Ritës, festojnë së bashku albumin e saj të ri në ndejën e organizuar nga Rita

Foto: Besnik,Vera Ora/Instagram

Rita Ora do të publikojë albumin e saj më të ri “Phoenix” këtë të premte, pas një pritje gjashtë vjeçare.

Për të festuar këtë projekt gjigant që është gati ta lansojë më datë 23 nëntor, Rita ka organizuar një ‘party’ ku ka ftuar shumë miq e familjarë.

Lexo po ashtu "Let you love me" e Rita Orës arrin 100 milionë klikime në YouTube

Në rrjetin social Instagram, këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga ndeja, e cila është mbajtur në restorantin “Annabel”.

Ajo është dukur shumë atraktive e veshur në një fustan të kuq me çufka, ndërsa dukej e lumtur që festonte suksesin e saj më të madh këtë vit.

Familja e këngëtares gjendeshin gjithashtu aty për të festuar me të, teksa befasi i kishin bërë një tortë me portretin e këngëtares.

Prindërit e këngëtares: Besnik dhe Vera Sahatçiu (Ora), kanë publikuar po ashtu në Instagram disa fotografi, ku shfaqeshin duke festuar së bashku albumin e ri të së bijës.

Rita Ora dhe dy prindërit e saj (Foto: Dave Benett)

Motra e madhe e Ritës, Elena, dhe vëllai i saj i vogël, Doni, gjithashtu ishin pjesë e festës, teksa pozuan tok së bashku.

Vëllai i këngëtares Rita Ora, Doni (Foto: Besnik Ora/Instagram)

Një fotografi familjare nga kjo mbrëmje nuk mungoi, ku tregohej se familja Ora janë mjaft në harmoni dhe krenarë me sukseset e padiskutueshme të Ritës.

Familja Ora, së bashku në përkrahje të Ritës (Foto: Rita Ora/Instagram)

Ndërkohë, mbrëmjes nuk i munguan edhe emra të njohur si: Nick Grimshaw, Vas Morgan, Chloe Sims, David Furnish, Alexandra Burke dhe Montana Brown.

Shoqëria e ngushtë e Rita Orës, gjithashtu e pranishme në mbrëmjen e organizuar për promovimin e albumit të saj (Foto: Rita Ora/Instagram)

Të gjithë të ftuarit, u befasuan me një kotkej nga “Ciroc”, i cili kishte të gdhendur në shishe emrin e albumit të ri të Ritës, “Phoenix”.

Secili nga të ftuarit kishte një shishe kokteji “Ciroc”, në të cilën ishte shkruar emri i ri i albumit të Ritës, “Phoenix” (Foto: Besnik Ora/InstaStory)

Ndërkohë, kujtojmë që solo kënga e fundit e këngëtares Ora, “Let you love me”, e cila gjithashtu është pjesë e albumit të ri, ka arritur mbi 100 milionë klikime vetëm në kanalin YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version