Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, e ka nisur Vitin e Ri 2021 me pushime.
Ajo bashkë me familjen e saj dhe të dashurin Anwar Hadid, janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Tulum të Meksikës.
Ata kanë publikuar imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, duke treguar momentet e këndshme që po shijojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ndërkohë, edhe babai i këngëtares, rokeri Dukagjin Lipa, publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët të familjes Lipa.
“Gati për 2021”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa shihej i lumtur pranë bashkëshortes, Anesës, dhe tre fëmijëve të tij; Dua, Rina dhe Gjini.
Familja Lipa përndryshe jetojnë në Mbretërinë e Bashkaur prej shumë vitesh, me përjashtim të Duas e cila ka rreth një vit që është shpërngulur në Los Angeles me të dashurin e saj.
Ajo është e nominuar sivjet për gjashtë çmime në atë që njihet si mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”. /Telegrafi/