Sonte (e diel) me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja Kosovë-Angli.
Kjo ndeshje është historike dhe tashmë sheshet në Prishtinë janë të stërmbushura si nga tifozë kosovarë ashtu edhe ata anglezë, e që janë në numër të madh.
Në përkrahje të Përfaqësueses së Kosovës është edhe familja e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.
Në fotografinë e publikuar në Instagram nga bashkëshortja e Ramushit, Anita Muçaj – Haradinaj, shihen e gjithë familja mjaft të lumtur të veshur me bluza të Kosovës.
“Ne bijtë e tu Kosovë”, ka shkruar krahas imazhit prezantuesja shqiptare.
Të njëjtën fotografi e ka publikuar edhe kryeministri Haradinaj në Facebook me përshkrimin: “Kosova dhe Shqipëria presin në shtëpi miq të mëdhenj, Anglinë dhe kampionin aktual botëror Francën. Pavarësisht rezultatit, krenar që jemi pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror. Me Anitën dhe fëmijët, të gatshëm që t’u bashkohemi Dardanëve, për spektakël sonte. Forca”. /Telegrafi/