Lionel Messi në Paris Saint-Germain, një operacion praktikisht u mbyll pak çaste pas ndarjes mes argjentinasit dhe Barcelonës.
Asnjë problem nuk mund të pengojë përfundimin e marrëveshjes edhe pse raportohet se tashmë ndaj klubit francez është ngritur një padi për shkelje të rregullit financiar.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë pritet që të udhëtojë drejt Parisit sonte, në mënyrë që të fillojë testet mjekësore.
Për të siguruar se 34-vjeçari po kalon në Parkun e Princave, Khalifah bin Hamad Al Thani, një anëtar i familjes që zotëron klubin francez, bëri një postim në Twitter.
“Nuk është e vërtetë ajo që përflitet për negociatat mes Messit dhe disa klubeve, gjërat tashmë janë përcaktuar 100 për qind në favor të PSG -së. Ardhja e Messit në Paris pritet brenda 72 orëve të ardhshme”, thuhet në postimin e tij.
Më i miri në histori të Barcelonës do të fitojë një pagë të majme te klubi nga Ligue 1, e që brenda kësaj jave do të finalizohet marrëveshja. /Telegrafi/
https://twitter.com/khm_althani/status/1424798877371281416?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1424798877371281416%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.alfredopedulla.com%2Fla-famiglia-al-thani-messi-al-psg-100-a-parigi-entro-72-ore%2F