Sulmuesi i Chelseat, Radamel Falcao, pritet që në sezonin e ardhshëm karrierën ta zhvillojë në Turqi te Galatasaray.
Sulmuesi, që është në huazim në Stamford Bridge nga Monaco, po ka probleme në Angli, pas dështimit që pati sezonin e kaluar te Manchester Unitedi, raporton Fotomac.
Agjenti Jorge Mendes është duke u munduar t’ia gjejë një klub të ri dhe Galatasaray po shihet si opsion i mundur.
Për të kanë shprehur interesim edhe Zeniti dhe River Plate.