Site icon Telegrafi

Fal Messit, gruas 90-vjeçare ia kursyen jetën militantët e Hamasit gjatë sulmit në Izrael

Një histori e pabesueshme vjen nga Izraeli dhe roli kryesor i takoi gjyshes 90-vjeçare, Esther Cunio, e cila jeton në Nir Oz, Izrael.

Në dokumentarin e quajtur, “Voces del 7 de octubre – histori latine të mbijetesës”, ajo flet për sulmin e Hamasit në vendbanimin e saj, pas së cilës bëri një foto me rrëmbyesit e maskuar, raporton jp.

Disa anëtarë të Hamasit sulmuan më 7 tetor vendin ku ajo jeton dhe me atë rast vranë, rrëmbyen ose plagosën afërsisht një të katërtën e banorëve, pas së cilës gjyshja 90-vjeçare u pyet për vendndodhjen e të afërmve të saj, por ajo e devijoi bisedën te futbolli.

“Unë jam një argjentinase si Messi”, tha Ester, e cila e kuptoi se rrëmbyesit e saj, të cilët janë dashamirës të futbollistit argjentinas, bënë foto me të dhe u larguan pa e lënduar.

Tetë anëtarë të familjes së saj të gjerë u rrëmbyen në Gaza, gjashtë prej të cilëve janë liruar dhe dy prej të cilëve mbeten peng.

Historia e saj e plotë do të tregohet së bashku me histori të tjera të ngjashme të njerëzve që kanë pësuar fate të ngjashme në një film aktualisht në prodhim. /Telegrafi/

Exit mobile version