Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës ka organizuar konferencën e tretë shkencore ndërkombëtare “Sustainable Development Goals and Economic Development: Perspective of the Western Balkan countries”.
Konferenca ka filluar sot me datën 18 nëntor në ora 10:30 dhe po mbahet në mënyrë virtuale.
Pjesë e kësaj konference në fjalimet hyrëse ka qenë edhe kryeministri Avdullah Hoti, Ulrika Richardson nga Kombet e Bashkuara, Elene Imnadze nga Banka Botërore, Maria Suokko nga UNDP, Prof. Dr. Fatos Ukaj si dekan i Fakultetit Ekonomik dhe rektori i UP-së, Prof. Dr. Naser Sahiti.
Në sesionet tjera të kësaj konference do të prezantohen punime shkencore nga 15 autorë ndërkombëtarë.
Për ta shikuar agjendën e plotë, klikoni KËTU.