Conor McGregor ka folur me lëvdata për Tyson Furyn, pasi boksieri britanik e ka etiketuar yllin e MMA-së si njeriun që e ka ndryshuar lojën në UFC.
Gjatë një emisioni për MMA-në me Ariel Helwani, Fury e ka lëvduar irlandezin për ndryshimin që e ka bërë në artet e përziera marciale.
“Mendoj se Conor e ka bërë kapërcimin e madh në lojën e MMA-së. Ai ka caktuar precedentë, e ka bërë të zjarrtë këtë sport. Ai është padyshim njeriu që e ka ndryshuar lojën në MMA”.
The Gypsy King!
You are a top man, Tyson!
Thank you 👊 https://t.co/kbB1zuRjCM— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) May 21, 2019
“Ai bëri edhe një tejkalim, u ndesh me Mayweather, u bë një superyll i madh dhe duhet të jetë shumë krenar me vetveten”, ka deklaruar ish-kampioni i unifikuar në kategorinë e peshave të rënda.
Ndërsa edhe ish-kampioni i dyfishtë i UFC-së, ia ka kthyer me fjalë të mira në rrjetet sociale: “’The Gypsy King’! Ti je një njeri i nivelit të lartë Tyson! Faleminderit”.
Derisa në komentin e tij në rrjetin social Twitter, Fury është shprehur: “Faktet janë fakte”. Tyson edhe në të kaluarën e ka uruar McGregorin për sukseset e tij. /Telegrafi/
Congratulations @TheNotoriousMMA on making @ufc history. If you need any more tips just ask👍🏼 pic.twitter.com/PVdA2FCjY6
— TYSON FURY (@Tyson_Fury) November 13, 2016