Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
Sipas të dhënave flokët rriten deri në 1-1.25 cm në muaj. Çdo fije floku rritet afërsisht prej 2 deri në 6 vite, pushon rritja, bie, dhe pastaj një fije e re rritet në të njëjtin vend. Fatkeqësisht, ndonjëherë kur bie ndonjë fije floku, një fije e re nuk rritet.
E njohur si rënia sistematike e flokëve tek femrat (Female pattern baldness), shkaku i pamundësisë që flokët të rriten përsëri, nuk është shumë mirë i njohur. Por pranohen disa të vërteta si: gjenetika, plakja, sasitë e hormoneve endokrine.
Procesi i ndërrimit të hormonit testosteron në dihidrotestosteron (DHT) – e cila ndodh te meshkujt dhe femrat – i dëmton gjëndrat e flokëve.
Sqarim: çka duhet të mbani në mend është se DHT nuk është një proces i favorshëm sepse nxit rënien e flokëve dhe parandalon rritjen e tyre.
Hormonet dhe rënia e flokëve
Ndryshimet në nivelet e hormoneve mund të kenë ndikim ne prodhimin e flokëve dhe është njëra prej shkaqeve mbizotëruese të humbjes së flokëve. Shembull, pas ndryshimit të hormoneve në menopauzë, shumë femra ankohen që flokët po hollohen.
Megjithëse flokët e reja mund të mos dalin, gjëndrat mbesin të gjalla, që le hapësirë për rritjen e serishme të flokëve.
Rasti më i shpeshtë i humbjes së flokëve në lidhje me shtatzëni është afërsisht pas tre muajve pas lindjes. Përse? Gjatë shtatzënisë, një numër i madh i flokëve kalojnë në fazën e pushimit, e cila është një fazë normale e rënies së flokëve.
Rritja e sasisë së hormoneve gjatë shtatzënisë parandalon rënien e flokëve, por kur hormonet kalojnë në sasinë normale pas lindjes, flokët tuaj mund të bien në mënyrë që të kthehen në fazën normale.
Një numër i madh i femrave mund të kenë një tufë të rënies së flokëve në moment, por nuk është aq serioze që të shkaktojë humbje të përjetshme të flokëve. Sidoqoftë, nëse vëreni rënie drastike të flokëve gjatë shtatzënisë, kjo mund të jetë si pasojë e mungesës së proteinave, vitaminave apo të ndonjë minerali.
Stresi dhe hollimi i flokëve
Një arsye tjetër e rëndësishme për humbjen e flokëve është stresi. Në përgjithësi nuk e dobëson flokun, por bën që gjëndrat e flokëve t’i lëshojnë flokët para kohës.
Ekspertët pohojnë që është shumë lehtë të themi mos u stresoni, por në realitet është më vështirë se sa tingëllon, dhe sa më shumë që merakosemi, aq më shumë përkeqësohet gjendja.
Fjetja më e gjatë, marrja e vitaminave B dhe përdorimi i produkteve kundër rënies së flokëve, ndihmojnë në kontrollimin e stresit.
Trajtimi
Para fillimit të trajtimit të problemeve të ndryshme me flokë, preferohet analiza e flokëve në mënyrë që të identifikohet problemi i rënies apo hollimit të flokut, pastaj të zgjidhen produktet sipas analizës. Një analizë e tillë bëhet edhe në Prishtinë. /Telegrafi/