Telegrafi

‘Fake news’, Gërvalla: Konkurrenca është në rregull, por gënjeshtra e kulluar jo

Kandidatja për deputete nga Lista e Vjosa Osmanit, Donika Gërvalla tha sot se manipulimi me gazetën shumë serioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung vetëm sa na tregon edhe një herë se deri ku ka rënë niveli dhe sa e madhe është frika e disave nga këto zgjedhje. Konkurrenca është në rregull, por gënjeshtra e kulluar jo.

Sot gjatë ditës në media dhe në rrjete sociale është publikuar një informatë, që ka të bëjë me një deklaratë të dikurshme të liderit të LVV-së, Albin Kurti e që më vonë u demantua nga gazetari i kësaj gazete, Michael Martens.

Lidhur me këtë shkroi edhe kandidatja për deputete Donika Gërvalla

“Manipulimi me gazetën shumë serioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung vetëm sa na tregon edhe një herë se deri ku ka rënë niveli dhe sa e madhe është frika e disave nga këto zgjedhje. Konkurrenca është në rregull, por gënjeshtra e kulluar jo.

Gazetari i kësaj gazete, Michael Martens ka reaguar menjëherë pas shpërndarjes së artikullit të rremë duke siguruar që një artikull i tillë nuk është botuar asnjë herë në këtë gazetë.

Përkrahësit e lirisë dhe pavarësisë sonë në kohë të vështira, dhe e tillë është kjo gazetë, do të duhej t’i kursenim nga lojërat tona shumë të ulëta”, shkruan Gërvalla. /Telegrafi/